Zyra me Një Ndalesë
Zyra me një Ndalesë One Stop Shop
Zyrat me një ndalesë (One Stop Shop) kanë kufizuar në maksimum korrupsionin në sportelet e bashkive. Falë Projektit Star 2, që zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Ndarja e re territoriale, përfshirja e shumë zonave rurale brenda një Bashkie, çoi automatikisht largësinë e shërbimeve për qytetarët. Për të mbyllur këtë distancë por dhe për ta bërë të suksesshme këtë reformë erdhi për zbatim Projekti Star 3.
Prej nisjes së projektit është rritur numrin e shërbimeve të ofruara për qytetarët nëpërmjet ketij sistemi. Shërbimet ofrohen në kohë më të shpejtë dhe pa shkaktuar stres tek qytetarët. Gjithçka realizohet në rrugë elektronike. Veçoritë specifike të SIZN mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët.
Kjo do të thotë se shumë dokumente dhe shërbime si certifikata të ndryshme; regjistrime të fëmijëve në çerdhe apo kopshte; shërbimet për ndihmë ekonomike, vërtetime për taksat etj, qytetarët do ti marrin duke aplikuar online përmes një sporteli të vetëm pa u sorollatur zyrë më zyrë.
Disa nga shërbimet që ofrohen përmes zyrave me një ndalesë janë: certifikata të ndryshme; ankesa dhe kërkesa të përgjithshme; shërbimet sociale; aplikime për përfitim burse studimore; kërkesë për regjistrime në çerdhe dhe kopshte; kërkesë për vërtetim banimi; kërkesë për strehim; vërtetim për shlyerje taksash vendore; kërkesë për pajisjen me certifikatën e pronësisë (AMPT); licencë për ofrimin e shërbimeve të transportit; autorizim qarkullimi; kërkesë për parkim të rezervuar etj.
Për herë të parë Bashkia Kuçovë prezanton një mjedis të ri të aplikimeve dhe kërkesave të klientëve, e cila bazohet në plotësimin e një sërë dokumentash ligjore dhe administrative, si: kërkesa, ankesa, aplikime etj., që garantojnë informimin e klientëve për aplikim, standardizimin e dokumentacioneve, menaxhimin elektronik pa ndërprerje on line të procedurave të aplikimeve e shërbimeve, si dhe plotësimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave në Bashki.
Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin, me qëllim mirinformimin e tyre, rritjen e transparencës, lehtësimin e procedurave burokratike në kryerjen e shërbimeve administrative, reformimim të vazhdueshëm dhe promotor i ndryshimeve të mirëmenaxhimit dhe funksionimit të administratës së bashkisë.
Funksionet:
- Grumbullimi, përpunimi i informacionit dhe organizimi i shërbimit në bashkëpunim me sektorët e Bashkisë për shërbimet e veta dhe institucionet e tjera shtetërore, me veprim në territorin e Bashkisë.
- Përgatitja në format tip të kërkesave të mundshme në bashkëpunim me sektorët përkatës, përditësimi dhe vënia në dispozicion të aplikuesit, nëpërmjet shërbimit të kërkuar.
- Përgatitja në format tip të ankesave të mundshme që përmbajnë elementet e Kodit të Procedurës Administrative, zyrtarizmi i aplikimeve tip ankesë, adresimi sipas llojit të ankesës në strukturat përkatëse.
- Organizimi dhe krijimi i kushteve për kthimin e përgjigjeve brenda afatit të përcaktuar (kthim përgjigjeje sipas aplikimeve përkatëse).
- Koordinimi i shërbimit të pritjes së aplikimeve për të gjithë sektorët, si dhe i orarit të veprimeve në bashkëpunim me strukturat përkatëse të bashkisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave, me prirje zbatimin e programit software për komunikimin elektronik, brenda dhe jashtë bashkisë, duke bashkërenduar punën në rrjet midis sektorëve të kryerjes së shërbimeve dhe përpunimin e të dhënave statistikore për arkiv e publikime.
- Sigurimi i shërbimit të informimit për dokumentet zyrtare, në zbatim të ligjit përkatës për informacionet e detyrueshme, duke përfshirë edhe ato informacione që aktivizohen me kërkesë të klientit.
- Raportimi periodik standard për veprimtarinë e qendrës.
- Përgatitja e projektpropozimeve për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.
- Organizimi dhe zbatimi i sondazheve periodike, me qëllim marrjen e opinionit të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të shërbimeve aktuale apo futjen e shërbimeve të reja.