Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Konsultimet Publike

Dialog me komunitetin për Reformën Territoriale

Sot zhvilluam dëgjesat publike në Njësitë Administrative Kozare dhe Perondi, në kuadër të konsultimit me komunitetin për Reformën Territoriale dhe mënyrën se si ajo duhet të pasqyrojë më mirë nevojat dhe interesat e qytetarëve.

🗣️ Zëri i banorëve, problematikat konkrete të përditshme, sugjerimet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen janë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

🤝 Dialogu i drejtpërdrejtë me komunitetin është thelbësor për të ndërtuar një reformë që merr në konsideratë realitetin e çdo zone dhe synon shërbime më të mira, zhvillim më të qëndrueshëm dhe përfaqësim sa më pranë qytetarëve.

Faleminderit banorëve të Kozarës dhe Perondisë për pjesëmarrjen, diskutimin dhe kontributin e tyre!

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK MBI REFORMËN ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE

Bashkia Kuçovë – Këshilli Bashkiak njofton qytetarët për zhvillimin e takimeve publike në kuadër të konsultimit mbi Reformën Administrative-Territoriale.

Reforma territoriale synon rishikimin e organizimit territorial të Shqipërisë, mënyrën e ndarjes së bashkive dhe funksionet e tyre, me qëllim që njësitë e qeverisjes vendore t’u shërbejnë më mirë qytetarëve.

Në kuadër të këtij procesi, Këshilli Bashkiak synon të sigurojë dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe marrjen në konsideratë të mendimeve, sugjerimeve dhe qëndrimeve të tyre lidhur me reformën territoriale.

📅 KALENDARI I KONSULTIMIT PUBLIK

Nr.AktivitetiDataOraVendi
1Konsultim publik me Njësinë Administrative Kozare3 Shtator 202609:00Njësia Administrative
Pëllumbi Event
2Konsultim publik me Njësinë Administrative Perondi3 Shtator 202610:30Njësia Administrative
3Konsultim publik me Njësinë Administrative Lumas4 Shtator 202609:00Njësia Administrative
4Konsultim publik me Njësinë Administrative Kuçovë4 Shtator 202611:00Salla e Këshillit Bashkiak

🗣️ PJESËMARRJA E QYTETARËVE

Takimet do të zhvillohen në formën e takimeve publike dhe bashkëbisedimit, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të shprehin mendimet dhe propozimet e tyre.

Bashkia Kuçovë dhe Këshilli Bashkiak ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këto takime dhe të bëhen pjesë aktive e procesit të konsultimit publik.

Zëri i qytetarëve është i rëndësishëm për vendimmarrjen dhe për përcaktimin e zgjidhjeve që u shërbejnë më mirë komuniteteve.

Raport mbi Sesionin Informues

RAPORT MBI SESIONIN INFORMUES PËR QYTETARËT

Organizimi dhe Funksionimi i Këshillit Bashkiak & Pjesëmarrja Qytetare në Vendimmarrje

Përmbledhje

Ky raport paraqet zhvillimin e sesionit informues për qytetarët mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse lokale. Dokumenti synon të informojë qytetarët mbi të drejtat, mekanizmat e përfshirjes dhe transparencën institucionale në qeverisjen vendore.

Objektivi i Raportit

Informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve mbi rolin e Këshillit Bashkiak, mënyrën e funksionimit të tij dhe promovimi i pjesëmarrjes aktive të komunitetit në vendimmarrje.

© 2026 Bashkia Kuçovë • Të gjitha të drejtat e rezervuara

📍Perondi ✅ 📍Kozare ✅

Bashkia Kuçovë, vazhdon me dëgjesat publike te cilat u zhvilluan në dy Njësi Administrative.Në Njësinë Administrative Perondi dhe Kozare u zhvilluan dëgjesat publike me banorët mbi paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2026.

📍Lumas✅

Në fshatin Lumas, Njësia Administrative Lumas, ditën e Martë, datë 23.09.2025, ora 10°°, në godinën e Njësisë (Lumas) u zhvillua dëgjesa publike ku u diskutua mbi paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2026.

Konsultime-publike-review

❎SONDAZHI PËR PËRCAKTIMIN E PRIORITETVE NË KOMUNITET

📝 Rekomandimet të mara nga qytetarët, gjatë sondazhit:

Linku: https://docs.google.com/forms/d/1XF64miYBzNXilQl-q3NeY7vIHnUX2MCY_glnHIQGbRY/edit

Analiza-e-Sondazhit-Online-te-Performances-Kucove

📍Kozare✅

Në fshatin Kozare, Njësia Administrative Kozare, ditën e Mërkurë, datë 15.06.2022, ora 09°°, në godinën e Njësisë (Kozare) u zhvillua konsultimi publik i PBA 2023-2025.

📍Lumas✅ Në fshatin Lumas, Njësia Administrative Lumas, ditën e Enjte, datë 16.06.2022, ora 10°°, në godinën e Njësisë (Lumas) u zhvillua konsultimi publik i PBA 2023-2025.

📍Bashkia e vjetër

Në Bashkinë Kuçovë, ditën e Premte, datë 17.06.2022, ora 10°°, kati II, salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak u zhvillua konsultimi publik i PBA 2023-2025.Në këtë takim morën pjesë banorë të Bashkisë së vjetër dhe Njësisë Administrative Perondi.