Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Punime

Baza Ajrore e Kuçovës

Muajin tjetër fillojnë punimet për modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës! 🎊 Lajmin e mirë e ndamë në një takim me disa përfaqësues të Forcave të Armatosura. Baza Ajrore e Kuçovës do të jetë baza e parë ajrore e NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor. 🥇Diskutuam edhe për sfidat e emergjencave civile dhe bashkëpunimin 🤝 ndërinstitucional për t’i përballuar.

Për një Qytet më të bukur!

Kuçova është e bukur! 🌴 Ne thjesht po punojmë për ta mbajtur të tillë! Agjencia Komunale vijon me punën ne Bulevardin Kryesor te Qytetit me krasitjen e palmave.

Shtrimi i Rrugës me Asfalt Havaleas!

Një kërkesë e vazhdueshme e banorëve, shtrimi me asfalt i rrugës së shkollës së mesme në Havaleas u realizua krejtësisht përmes punës së punëtorëve të agjencisë komunale të Bashkisë Kuçovë! Rruga, me gjatësi 500 m dhe gjerësi 4,5 m, kthehet kështu në një përditshmëri të përmirësuar për nxënësit dhe banorët!