Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Punime

Pastrimi i Kanaleve Kullues!

Bashkia Kuçovë, vazhdon punën me pastrimin e kanaleve kullues në Lapardhicë me gjatësi 3 km që i shërben kullimit të 100 hektarë tokë dhe rreth 150 familje fermeresh.Në zona të tjera ka vazhduar puna si në qendër të fshatit Reth Tapi – Devoll, dhe kjo me një gjatësi 3 km që i shërben kullimit të 70 hektarë tokë dhe rreth 80 familje fermeresh.

Puna për pastrimin e këtij kanali u realizua nga Bordi i Kullimit Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë!

Sezoni i Ullirit

Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Kuçovë po tregon nje kujdes të veçantë për hapjen e rrugëve të parcelave për të lehtësuar punën e fermerëve. Puna filloi në fshatrat Vodëz dhe Goraj dhe më pas do të vijojë ne fashtrat te tjerë.

Kanalet Kulluese dhe Ujitëse

Ujitja dhe kullimi janë një nga faktorët kryesorë me ndikim të drejtperdrejtë në rritjen e qëndrueshme të prodhimit bujqësor në vend.Puna dhe angazhimi i disa ditëve solli përmirësimin e nevojshëm të situatës së kanaleve kulluese dhe ujitëse.

Në Perondi janë pastruar 6 km kanale ujitëse 💦 që, nga diga e lumit Osum, shpërndajnë ujë në 250 hektarë tokë. Nga rezervuari, në Goraj, janë pastruar 8 km kanal, në shërbim të një sipërfaqe toke prej 200 hektarë.

Bashkia vijon punën në shërbim të Komunitetit.

Shtrim Rrugësh në Lagjen “Tafil Skendo”

Kryetari i Bashkise Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për shtrimin e dy rrugëve me asfalt ne lagjen “Tafil Skendo” Puna e kryer me angazhimin e punonjësve të Agjencisë Komunale 👷‍♂️ do të përmirësojë dukshëm kushtet për këta banorë të Bashkisë Kuçovë!

Vneddepozitimi i Mbetjeve

Që nga sot, mbetjet do të trajtohen siç duhet, ato nuk do të ndotin lumin dhe dhe ambientin, nuk do të helmojnë tokën bujqësore dhe nuk do të dëmtojnë ajrin që thithim. Kjo ka efekt në turizëm, bujqësi, ekonomi dhe shëndetin e qytetarëve. Ajo që ka më rëndësi është se ky investim ishte bashkëfinancim me Bashkinë, e cila ka siguruar gjithashtu operimin dhe mirëmbajtjen për këtë shesh.

Kryetari i bashkisë Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari, vlerësoi kontributin nga Qeverisë Zviceriane dhe theksoi prioritetin që ju dha këtij projekti nga Bashkia dhe zgjidhjen që ai jep për problemin e kahershëm për trajtimin e mbetjeve urbane.

Sipërfaqa totale e këtij venddepozitimi është 28000 m2, ku nga këto sipërfaqe të mbeturinave të grumbulluara dhe të kapsuluara gjatë viteve 90 e deri më sot është 9000 m2. Sipërfaqa e sheshit të parashikuar për riciklim dhe vaskave ështe 10 mijë m2.

Baza Ajrore e Kuçovës

Ka nisur  puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës  ajrore në Kuçovë. Në ceremoninë e nisjes së punimeve, ishte i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Kryeministri Rama u shpreh se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë duke e transformuar në një bazë ajrore të Aleancës në rajon konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë Aleancë.

 Për ne lajmi kësaj vendimmarrje ishte një lajm shumë i mirëseardhur sepse jo vetëm lejonte një vlerë të re në gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përçonte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik dhe pozitën tonë në NATO.

Puna e nisur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës konsiston në përmirësimin e pistës, infrastrukturën për kontrollin dhe sigurinë e fluturimeve, rrugët lidhëse dhe mjetet e tjera ndihmuese.