Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË!

Bashkia Kuçovë shpall thirrjen publike për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret. Kandidati/ja duhet të jetë banor/e të Bashkisë Kuçovë dhe të moshës prej 15 deri 29 vjeç.

Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë Kuçovë duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.   

Për kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:

a) të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;

b) të mos jetë i dënuar;

c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;

d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;

Kandidatët për KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, pranë Zyrws sw Informacionit në Bashkinë Kuçovë brenda afatit 30.05.2022 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;

b) jetëshkrim;

c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;

d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;

dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;

e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;

Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.

Njoftim!

Njoftohen të gjithë të interesuarit për shpërblimin e fëmijëve të lindur e të regjistruar brënda afatit ligjor, (deri më 31.12.2018), të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshem pranë zyrës së financës në Bashkinë Kuçovë.