Festa e Ullirit në Perondi – promovimi i traditës dhe prodhimeve vendase!
Festa e Ullirit në Perondi është një aktivitet që promovon traditën, kulturën, shijet autentike dhe prodhimet lokale të zonës, duke evidentuar vlerat bujqësore, ekonomike dhe turistike të saj.
Kjo festë përbën një mundësi të veçantë për të vlerësuar punën e fermerëve dhe prodhuesve vendas, si dhe për të promovuar pasuritë natyrore dhe traditat që e bëjnë zonën e Perondisë të veçantë.
Pjesë e veçantë e këtij aktiviteti ishte edhe mikpritja e kineastëve të huaj pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit KIIFF, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me traditat, mikpritjen, prodhimet dhe potencialet e zonës sonë.
Bashkimi i traditës me artin dhe kulturën krijon mundësi të reja për promovimin e Kuçovës, forcimin e identitetit lokal dhe rritjen e interesit për pasuritë dhe vlerat e saj.
Perondia, traditë, mikpritje dhe vlera që na përfaqësojnë! 🫒🇦🇱🎬
















0 Comments