Baza Ajrore e Kuçovës
Ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë. Në ceremoninë e nisjes së punimeve, ishte i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Kryeministri Rama u shpreh se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë duke e transformuar në një bazë ajrore të Aleancës në rajon konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë Aleancë.
Për ne lajmi kësaj vendimmarrje ishte një lajm shumë i mirëseardhur sepse jo vetëm lejonte një vlerë të re në gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përçonte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik dhe pozitën tonë në NATO.
Puna e nisur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës konsiston në përmirësimin e pistës, infrastrukturën për kontrollin dhe sigurinë e fluturimeve, rrugët lidhëse dhe mjetet e tjera ndihmuese.
0 Comments