Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

News

Dialog me komunitetin për Reformën Territoriale

Sot zhvilluam dëgjesat publike në Njësitë Administrative Kozare dhe Perondi, në kuadër të konsultimit me komunitetin për Reformën Territoriale dhe mënyrën se si ajo duhet të pasqyrojë më mirë nevojat dhe interesat e qytetarëve.

🗣️ Zëri i banorëve, problematikat konkrete të përditshme, sugjerimet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen janë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

🤝 Dialogu i drejtpërdrejtë me komunitetin është thelbësor për të ndërtuar një reformë që merr në konsideratë realitetin e çdo zone dhe synon shërbime më të mira, zhvillim më të qëndrueshëm dhe përfaqësim sa më pranë qytetarëve.

Faleminderit banorëve të Kozarës dhe Perondisë për pjesëmarrjen, diskutimin dhe kontributin e tyre!

Kuçova në skenën e Kinemasë Botërore!

Nga 13 deri më 18 tetor 2026, Kuçova do të kthehet në një skenë të kinemasë botërore, duke mirëpritur Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Filmit Independent. 🎥

Mbi 3,070 filma nga më shumë se 120 shtete kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij eventi, ndërsa vetëm 80–100 prej tyre do të përzgjidhen për fazën finale. Një takim i jashtëzakonshëm i historive, kulturave dhe krijimtarisë nga të pesë kontinentet. 🌍🎬

Një aktivitet i rëndësishëm për kulturën, turizmin dhe promovimin e Kuçovës, që e vendos qytetin tonë në vëmendjen e skenës ndërkombëtare.

Festivali organizohet nga Bashkia Kuçovë, në bashkëpunim me Production Cinemania dhe Open Vision, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

🎥 Një festival i madh për Kuçovën.
Një dritare e re e kulturës shqiptare drejt botës!

🎶 Një mbrëmje plot muzikë dhe energji në Kuçovë!

Mbrëmë, Parku i Qytetit në Kuçovë u mbush me muzikë, energji dhe atmosferë fantastike! 🎤🎶
Me Kristi Lamaj LIVE, qytetarët shijuan një mbrëmje të bukur plot ritëm, argëtim dhe emocione. ❤️

Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e kësaj nate! 🙌
Shihemi në aktivitetet e ardhshme! 🎉

🍷 Taverna Devolli – traditë, shije dhe mikpritje!

Prej më shumë se 20 vitesh, një destinacion që sjell shije autentike, mikpritje të ngrohtë dhe një atmosferë familjare. 🥂🍽️

Me shtimin e shërbimit të hotelerisë 🛏️, Taverna Devolli ofron tashmë një përvojë edhe më të plotë për vizitorët që duan të zbulojnë bukuritë dhe shijet e zonës.

📍 Një tjetër dëshmi e potencialit të Kuçovës për turizëm, gastronomi dhe zhvillim të ekonomisë lokale.

Bashkë për fëmijët tanë! 🤝

Një bashkëpunim i rëndësishëm me Ambasadën e Polonisë për rinovimin e mobiljeve në disa kopshte dhe çerdhe të Bashkisë Kuçovë. Një hap konkret drejt ambienteve më të sigurta, moderne dhe të përshtatshme për fëmijët. 🌱👧👦

Faleminderit Ambasadës së Polonisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin! 🇵🇱🤝🇦🇱

Puna vazhdon, investimet marrin jetë!

Ka nisur zbatimi i projektit për rikualifikimin e rrugëve “Jordan Misja” dhe “Veri Gjata”, një investim i Bashkisë Kuçovë i financuar me të ardhurat e veta. 👷‍♂️🏗️

Ky projekt do të sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturën rrugore, duke krijuar kushte më të mira për lëvizje, më shumë siguri dhe një mjedis më funksional për banorët e zonës. 🛣️🚗

Më shumë investime, më shumë zhvillim, më shumë cilësi jete!
🚧 Vazhdojmë me punë konkrete për Kuçovën!

🚧 Rikualifikimi i rrugëve në lagjen “11 Janari” ka nisur!

Bashkia Kuçovë ka nisur fazën e parë të punimeve për rikualifikimin e rrugëve Brisqe – Dajko – Ismail Qemali – Sul Bega – Mafuz Laze, një investim i financuar me të ardhurat e veta, që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e lagjes. 🚧🏗️

🍇 Edoni Winery & Restaurant – Një histori suksesi!

Edoni Winery & Restaurant është një shembull i shkëlqyer i potencialit turistik, bujqësor dhe gastronomik të Bashkisë Kuçovë. 🍇🍽️ Duke ndërthurur kantinën e verës, fermën, restorantin farm-to-table dhe studion krijuese “RRËNJË”, ajo ofron një përvojë autentike për vizitorët. 🌿

♻️ Përmes nismës #ReuseaGlass, kjo sipërmarrje promovon gjithashtu kujdesin për mjedisin dhe modelin e një kantine të gjelbër, duke u mbështetur nga Bashkimi Evropian. 🇪🇺

Një histori suksesi që ndërthur traditën, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm! 👏

Ferma SuLove – Një destinacion që ia vlen të vizitohet!

🌿 Ferma SuLove – Një destinacion që ia vlen të vizitohet!

📍 Në zemër të Lumasit, mes kodrave me ullinj 🌳 dhe peizazheve të mrekullueshme, ndodhet Ferma SuLove, një destinacion që ndërthur në mënyrë perfekte natyrën, traditën dhe mikpritjen shqiptare.

🌞 Këtu çdo vizitor ka mundësinë të përjetojë atmosferën autentike të jetës rurale, të shijojë qetësinë e natyrës dhe të zbulojë vlerat e një zone me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

🤝 Bashkia mbështet dhe promovon çdo biznes që, me punë, përkushtim dhe mikpritje, kontribuon në zhvillimin e turizmit lokal dhe e bën Bashkinë tonë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

🍃 Vizitoni Fermën SuLove dhe përjetoni nga afër bukurinë, traditën dhe mikpritjen e Lumasit!

Lumas – Natyrë dhe Traditë! 🌿🏞️

Një festë që bashkoi komunitetin dhe solli në qendër vlerat më të mira të Lumasit. Në një atmosferë të ngrohtë e festive, banorë dhe vizitorë u bënë pjesë e një mbrëmjeje të mbushur me 🎶 muzikë, 🎭 kulturë, tradita autentike dhe 🤝 mikpritjen karakteristike të zonës.

Aktiviteti shërbeu si një promovim i bukur i pasurive natyrore, trashëgimisë kulturore dhe vlerave njerëzore që e bëjnë Lumasin një destinacion të veçantë. Përmes këngëve, valleve dhe prezantimit të traditave vendase, u përcoll me krenari identiteti i kësaj zone të mrekullueshme, duke forcuar lidhjet mes komunitetit dhe duke promovuar turizmin lokal.

Lumasi – aty ku natyra, tradita dhe mikpritja bëhen një! 🌿✨