Gëzuar Festat
Super aktivitet organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë dhe Zyra Arsimore Kuçovë
Komplimnte fëmijëve që na dhuruan këtë buqetë artistike për t’i uruar qytetit Festat e Fundvitit
Super aktivitet organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë dhe Zyra Arsimore Kuçovë
Komplimnte fëmijëve që na dhuruan këtë buqetë artistike për t’i uruar qytetit Festat e Fundvitit
Në Bibliotekën e qytetit tonë u çel ekspozita fotografike nga Thanas Fili me titull ” Në prag të harresës” Në këtë ekspozitë kishte fotografi nga zhvillimet sportive nga vitet 1930 – 1940. Ekspozita do të jetë e hapur edhe javën tjetër. Jeni të lutur të vizitoni këtë ekspozitë e cila është një vlerë e shtuar për qytetin tonë.
Në kuadër të mbylljes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”,
Bashkia Kuçovë organizojë ekspozitën me temë “Të ndalësh dhunën”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe me mbështetjen e UNDP Shqipëri. Në këte organizim morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e ndryshme te Bashkisë Kuçovë ku prezantuan punimet e tyre domëthënëse.
Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari, në Kuçovë në datat 09.12.2021-10.12.2021 në kinemanë “Kadri Roshi u organizuan 2 netë të kinemasë Spanjolle.
Më e lehtë se sa të mbledhësh, është të mos hedhësh! Lutem për ndihmën tënde për të mbajtur pastër,
ndërsa vazhdojmë me pastrimin e pikave më problematike!
Në Qytetin e Kuçovës është zhvilluar ceremonia e pervjetorit të çlirimit te Atdheut. Privilegj të nderojmë së bashku Dëshmorët e Çlirimit të Atdheut!
Vijojmë punimet për rehabilitimin e sheshit përpara 9-katëshit bashkë me shoqërinë Albstar!
Kërkesë e vazhdueshme e banorëve, mjedisi do të jetë i përfunduar së shpejti.
Në kuadër të festave të Nëntorit ![]()
![]()
u zhvillua një aktivitet me krijimtari letrare,interpretim skenik,dhe pikturë nga 3 konkuruese. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e rethit.
Muajin tjetër fillojnë punimet për modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës!
Lajmin e mirë e ndamë në një takim me disa përfaqësues të Forcave të Armatosura. Baza Ajrore e Kuçovës do të jetë baza e parë ajrore e NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Diskutuam edhe për sfidat e emergjencave civile dhe bashkëpunimin
ndërinstitucional për t’i përballuar.
Bashkia Kuçovë vazhdon politikën e taksave të ulëta!
Zhvilluam sot mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ku miratuam paketën fiskale për vitin 2022. ![]()