Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: adminbashkia

Kros në Vjeshtë

Në kuadër të bashkëpunimit të qëndrës Italiane CSI, Zyrës Vendore Arsimore, dhe Bashkisë Kuçovë u zhvillua aktiviteti Krosi në vjeshtë. Në këtë aktivitet morrën pjesë femijë nga të gjitha shkollat dhe kopshtet e qytetit të Kuçovës. Sheshi përpara Bashkisë u mbush nga zërat e fëmijëve të cilet morrën pjesë në nje kros ku dhe u vlerësuan me çertifikata.

Të gjithë fëmijët ishin fitues!

Vijojnë Punimet

Bashkia Kuçovë vijon punimet në lehtësimin e lëvizjes së fermerëve në rrugët e parcelave. Sot ne vijuam punimet në fshatrat Sheqëz dhe Magjatë.

Puna do të vijojë edhe në fshatrat e tjerë në vazhdim.

Rrugët e Parcelave në Fshatrat Bujqësorë

Vijon puna për hapjen e rrugëve të parcelave në fshatrat bujqësorë Koritës dhe Krekës të njësisë administrative Lumas. Bashkia Kuçovë ka marrë angazhim për të lehtësuar punën fermerëve duke hapur 2 km rrugë në fshatin Koritës, dhe 3 km rrugë në fshatin Krekës.

Puna do të vazhdojë edhe në zona të tjera!

Plani Kombëtar i Pastrimit

Plani Kombëtar i Pastrimit benë bashkë punonjësit e ndërmarrjes komunale,nëpunësit e disa drejtorive të ndryme të bashkisë në nje aksion për një qytet sa më të pastër.Mësues dhe mësuese të qytetit ju bashkuan kësaj nisime qe synon mobilizimin e çdo qytetari,istitucioni, apo biznesi jo vetëm për të larguar menturinat,por edhe për të mbajtur një mjedis sa më të pastër.

Sezoni i Ullirit

Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Kuçovë po tregon nje kujdes të veçantë për hapjen e rrugëve të parcelave për të lehtësuar punën e fermerëve. Puna filloi në fshatrat Vodëz dhe Goraj dhe më pas do të vijojë ne fashtrat te tjerë.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Nëse je 21-26 vjeç dhe ke përfunduar studimet e nivelit Baçelor, të ftojmë ti bashkohesh Programit Kombëtar të Praktikave Punës!

Nxitoni të aplikoni nga data 1 Korik deri me 31 Korik 2022 në linkun: praktika.rinijafemijet.gov.al

Kanalet Kulluese dhe Ujitëse

Ujitja dhe kullimi janë një nga faktorët kryesorë me ndikim të drejtperdrejtë në rritjen e qëndrueshme të prodhimit bujqësor në vend.Puna dhe angazhimi i disa ditëve solli përmirësimin e nevojshëm të situatës së kanaleve kulluese dhe ujitëse.

Në Perondi janë pastruar 6 km kanale ujitëse 💦 që, nga diga e lumit Osum, shpërndajnë ujë në 250 hektarë tokë. Nga rezervuari, në Goraj, janë pastruar 8 km kanal, në shërbim të një sipërfaqe toke prej 200 hektarë.

Bashkia vijon punën në shërbim të Komunitetit.

Panairi “Kozarja n’Festë”

Me mbeshtetjen e Bashkisë Kuçovë, ditën e sotme u zhvillua Panairi “Kozarja n’ Festë” Ky panair është një platformë ideale që krijon mundësi vendtakimi dhe lehtëson krijimin e kontakteve të reja, zgjerimin e partneriteteve si dhe identifikimin e blerësve potencial.

 “Prodhimet e freskëta shqiptare janë të parat në treg” eksportuesit shqiptarë të fruta-perimeve morën pjesë në panairin “Kozarja n’ Festë” Panairi shërbeu si një mundësi e mirë për të eksploruar produktet shqiptare, për të takuar kompanitë e mëdha eksportuese, dhe për t’u ballafaquar me kërkesat dhe nevojat e tregut sa I takon cilësisë së produktit.

Muzika,Vallet tradicionale të zonës, dhe te ftuarit sollën në këtë panair një atmosferë plot gjallëri.

1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë të gjithë!

Kryetari i Bashkisë Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari uron të gjithë femijët “Gëzuar 1 Qershorin”. Kjo është një ditë e mrekullueshme që i kushtohet të gjithë fëmijëve në mbarë botën dhe një ditë kujtese për të drejtën e çdo fëmije të jetë i lumtur e të ketë një të ardhme të sigurt.Aktiviteti i radhës mbështetur nga Bashkia Kuçovë dhe ZVA Kuçovë për festën e 1 Qershorit organizua për fëmijët e qytetit me nismën e Grupit Kuçova ❤️.

Gëzuar 1 Qershorin Femijë të Dashur!