Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: adminbashkia

KOMISIONI I STREHIMIT

Bazuar në Vendimin e Këshillit Bashkiak Kuçovë Nr.53, datë 19.06.2019  “Për përbërjen dhe  funksionimin e Komisionit të Strehimit në Bashkinë Kuçovë, në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë Nr.269 datë  23.09.2019 “Për ngritjen e Komisionit të Strehimit  në Bashkinë Kuçovë”, Komisioni i Strehimit  njofton se afati  i fundit për dorëzimin e dokumentacionit për të përfituar nga Programi i SUBVECIONIT TË INTERESAVE TË KREDISË (kreditë e buta), është data 31.05.2022.

Dokumentat dorëzohen pranë Zyrës së Strehimit.

Mbledhje me Drejtuesit e Policisë së Shtetit

Ditën e sotme në Istitucionin e Bashkisë Kuçovë u zhvillua mbljedhja për luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Të pranishëm ne këtë mbledhje ishte Prefektja dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit për Qarkun Berat. 🤝 Të pranishëm ishin edhe Kryepletë e fshatrave të Njesive Administrative, si dhe përfaqesues të Bashkisë .Në këtë mbledhje u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit mes institucioneve tona për luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike.

NJOFTIM!

Të nderuar qytetarë ju njoftojmë se në zbatim te ligjit nr.10465 “Për shërbimin veterinar në Republiken e Shqipërisë, i ndryshuar’’VKM nr.475 datë 30.07.2021“Mbikqyrja dhe mbajtja nën kontroll e qënve dhe maceve endacake, pa pronar’’, Bashkia Kuçovë njofton qytetarët se:

  • Do të nis projektin për administrimin e qënëve të rrugës nëpërmjet metodes, Kap/Sterilizo/Vaksino dhe Lësho.
  • Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve.
  • Lutemi çdo qytetari që disponon një kafshë shoqërimi dhe për arsye të ndryshme kërkon ta braktisë, të kontaktoi me shërbimin veterinar të bashkisë që kjo kafshë t’ju nënshtrohet më parë proçedurave të sterilizimit.

                                                               Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Baza Ajrore e Kuçovës

Ka nisur  puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës  ajrore në Kuçovë. Në ceremoninë e nisjes së punimeve, ishte i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Kryeministri Rama u shpreh se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë duke e transformuar në një bazë ajrore të Aleancës në rajon konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë Aleancë.

 Për ne lajmi kësaj vendimmarrje ishte një lajm shumë i mirëseardhur sepse jo vetëm lejonte një vlerë të re në gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përçonte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik dhe pozitën tonë në NATO.

Puna e nisur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës konsiston në përmirësimin e pistës, infrastrukturën për kontrollin dhe sigurinë e fluturimeve, rrugët lidhëse dhe mjetet e tjera ndihmuese.

Plani Kombëtar i Pastrimit

Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit🙏Kush do më shumë nga Shqipëria duhet ta mësojë se duke mos i hedhur plehrat rrugëve, ai e rrit fuqinë zhvilluese të Shqipërisë magjepsëse, falë pastërtisë së saj👍*momente nga pastrimi në Mallakastër, Selenicë, Vlorë, Gjirokastër, Memaliaj, Kuçovë, Patos, Tepelenë, Bulqizë, Libohovë, Peqin dhe Delvinë

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱

#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

Kisha e Shën Kollit Perondi

Dita e Thesareve të Trashëgimisë. Ne kemi në Bashkinë e Kuçovës një gur të çmuar, pjesë e rëndësishme e gjerdanit të monumenteve të kulturës jo vetëm të vendit, por të rajonit! 💎 Kisha e Shën Kollit në Perondi📍 vlerësohet se i përket shekullit të XI me ndryshime dhe restaurime të ndryshme në vazhdim.

Gëzuar Festat

Super aktivitet organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë dhe Zyra Arsimore Kuçovë

Komplimnte fëmijëve që na dhuruan këtë buqetë artistike për t’i uruar qytetit Festat e Fundvitit

Ekspozitë

Në Bibliotekën e qytetit tonë u çel ekspozita fotografike nga Thanas Fili me titull ” Në prag të harresës” Në këtë ekspozitë kishte fotografi nga zhvillimet sportive nga vitet 1930 – 1940. Ekspozita do të jetë e hapur edhe javën tjetër. Jeni të lutur të vizitoni këtë ekspozitë e cila është një vlerë e shtuar për qytetin tonë.

Të ndalësh Dhunën

Në kuadër të mbylljes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, 🟠 Bashkia Kuçovë organizojë ekspozitën me temë “Të ndalësh dhunën”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe me mbështetjen e UNDP Shqipëri. Në këte organizim morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e ndryshme te Bashkisë Kuçovë ku prezantuan punimet e tyre domëthënëse.