Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: adminbashkia

Rikualifikim i rrugës Havaleas, Njësia Administrative Kozare!

Bashkia Kuçovë vijon punën për rikualifikimin e rrugëve në Havaleas, Kozare. Sot nisi faza e shtresës së asfaltit.Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari inspektoi ecurinë e punimeve, ku shumë shpejt rruga do jetë e përfunduar dhe ne dispozicion. Mirënjohje punonjësve dhe banorëve për durimin dhe mbështetjen.

Puna Vazhdon!

Bashkia Kuçovë vazhdon punën për pastrimin të Kolektorit në Lagjen 1 Maj cili shërben për pritjen e ujërave të larta dhe derdhjen e ujërave të ndotura në kanalin kryesor. Bashkia ka marrë angazhim te plotë per këtë problem qe ky kolektor të jetë në gjëndje të funksionimit sa më të mirë,

Një Tjetër Investim në Rrugën Goraj!

Bashkia Kuçovë,ka perfunduar një tjetër investim në rrugen e Goraj.Kryetari i Bashkisë Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari dhe deputeti Z.Bardhyl Kollçaku inspektuan nga afër punimet e kryera në këtë rrugë. Kjo është një rrugë lidhëse e fshatit Goraj me Kuçovën si dhe me zonën e spitalit. Kjo rrugë e zgjeruar dhe e asfaltuar u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të asaj zone,jo vetëm me spitalin por edhe shërben për transportin e të gjithë fermerëve që kultivojnë prodhimet e tyre.

Mblidhet Shatbi i Emergjencave!

U zhvillua mbledhja e Shtabit të Emergjencave civile në Kuçoë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin nga stafi i Bashkisë, Administratorët e Njësive Administrative, drejtuesi i Komisariatit të Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake, si dhe drejtuesit e Qendrave Shëndetësore. Në fokusin e kësaj mbledhje ndër të tjera, u diskutua dhe mbi rëndësinë e shtimit të kujdesit dhe të njoftimit në kohë. 🙏 Duhet vëmendja dhe ndihma jote!📱128 📞

Sistemimi i Rrugës Rurale në Fshatrat Gegë dhe Drizë!

Bashkia Kuçovë, pas një kërkese te banorëve të fshatrave Gegë dhe Drizë ka filluar punimet për rregullimin e rrugës lidhëse midis dy fshatrave reth 2 km të gjatë. Sistemimi i rrugës rurale vjen në ndihmë të zonës dhe fermerëve, ku parashikohet së bashku me krijimin e kanaleve anësore kulluese për të ulur efektin dëmtues të rreshjeve.

Baza Ajrore Kuçovë!

Mirënjohje Bazës Ajrore Kuçovë 👩‍✈️👨‍✈️ për kontributin në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të qytetit! Kuçova nderon 🙏 me respekt ushtarakët në mesin e saj me rastin e 68 vjetorit të krijimit të Bazës. ✈️

Njësia e Mbrojtes së Fëmijëve!

Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkëpunim me Qendrën e Parandalimit te Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve zhvilluan takime sensibilizuese për edukimin ligjor , me qëllim informimin e nxënësve për drejtësinë penale për të mitur, njohjen me sistemin e drejtësisë dhe me prezantimin e rolit të QPKMR.

Europe 2023!

Njësia e Integrimit Evropian Kuçovë mirëpriti Njësinë e Integrimit Evropian Durrës, në një ditë të mbushur me aktivitete, informacion, njohuri, lojra e gëzim…

Të tjera aktivitete na presin!

“Restaurimi i Kishës së Ungjillizimit Kozare-Kuçovë”

Ministria e Kulturës miratoi projektin “Restaurimi i Kishës së Ungjillizimit Kozare-Kuçovë”, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë. Ky premtim së fundi falë këmbëngujes së Bashkisë Kuçovë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës u bë realitet. Kisha e Ungjillëzimit është nje vlerë e shtuar për të gjithë qytetin.