Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: adminbashkia

Sondazh për përcaktimin e prioriteteve të komunitetit!

Ky pyetsor na ndihmon që mendimi juaj të merret parasysh në buxhetin e vitit 2024. Pyetsori organizohet nga Këshilli Bashkiak i Bashkise Kuçovë dhe do të jetë i hapur gjatë periudhës 2-27 Shkurt 2023.Rezultatet e pyetsorit do të përdoren nga Këshilli Bashkiak për t’I rekomanduar administratës një listë prioritetesh për buxhetin e vitit 2024 dhe do të publikohen në faqen e Këshillit Bashkiak.

Kliko këtu: https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=nWQNBpMs0kSCAKPrnzxBYG7YoYBidbVItq2Qz5q1ZKVURUpOTVNDVklPRDRURk9EVU9aRDdJNktJUy4u

Rikonstruksioni i rrugës “Donald Hoxha”

Bashkia Kuçovë duke marrë parasysh kërkesën e banorëve te zonës, ka filluar punimet në rrugën “Donald Hoxha”. Me këtë projekt do të shtrohet rruga me asfalt, do të sistemohen kanalizimet, do të krijohen trotuare për këmbësorët,dhe do të sigurohet ndriçimi.

Ekspozita të Pret te Bibloteka!

Qendra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë Kuçovë, Zyra Vendore Arsimore dhe Biblioteka organizuan aktivitetin me rastin e Festave Kombëtare. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishte dhe kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari,N/prefekti Z.Bardhyl Suli dhe shumë të rinj dhe të reja nga shkolla të ndryshme të Kuçovës ku shpalosën punimet e tyre më të mira.

Për një Qytet të Pastër!

Pastrimi “Për një qytet të pastër” janë angazhuar punonjësit e Agjescisë Komunale në ç’do cep apo vend për ta mbajtur atë të pastër.Kuçova ka nevojë për ndihmën tënde ku qëllimi është që të rihtet vetëdijesimi edhe qytetar edhe institucional, por edhe shoqëror, që të punojmë për një ambient të pastër.

T’i mbajmë mbetjet deri te pika 🗑 më e afërt! 🙏

Dëgjesa Publike për paketën Fiskale (PBA) 2023 !

Bashkia Kuçovë, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak kanë zhvilluar dëgjesat publike PBA 2023. Dëgjesat Publike janë zhvilluar në njesitë administrative Lumas,Kozare,Perondi dhe Kuçovë , ku në fokus të kësaj dëgjese ishin “Për miratimin e tarifave dhe taksave vendore” për Bashkinë Kuçovë.

Strehimi Social!

Bashkia Kuçovë vazhdon punimet për ndërtimin e apartamenteve të reja për të gjitha familjet në nevojë që do ti përfitojnë për strehim social. Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari ndoqi nga afër punimet të cilat ecin me ritme të mira.

Zgjidhet problemi shumëvjeçar i fermerëve në Gegë!

Bashkia Kuçovë se fundimi ka zgjidhur përfundimisht një problem shumëvjeçar, i cili ka qënë shumë problematik për fermerët në fshatin Gegë. Kryetari i Bashkisë Z.Kreshnik Hajdari ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve ku do të ndertohen shtatë prita për të ndaluar gërryerjen nga lumi, të tokave bujqësore të fermerëve në Gegë.Prurjet e lumit tani nuk do të kenë me forcën e mëparshme në gërryerjen dhe dëmtimin e tokave përreth.

Gëzuar Ditën e Çlirimit Kuçovë!

Sot, pranë Lapidarit kushtuar pikërisht datës së Çlirimit të Kuçovës, u organizua ceremonia festive ku morrën pjesë: Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari, Prefektja e Qarkut Berat Znj.Valbona Zylyftari, Deputeti i qytetit Z.Bardhyl Kollçaku, Veteranë të LANÇ-it, nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve, të ftuar nga forca të ndryshme politike si dhe të ftuar të tjerë, të cilët vendosën kurora dhe buqeta me lule në emër të institucionit që përfaqësonin apo të forcave politike.

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

Kujtesë dhe Mirënjohje

Sot, ne nderuam ata qe gjithë këto vite i kanë dhënë sportit, kanë kontribuar në stadium për tu dhëne tifozerisë së Naftëtarit dhe qytetit emocione dhe kujtime të paharrueshme. Kryetari i Bashkisë Kuçovë ka nderuar me tituj “Qytetar Nderi” disa prej emrave kryesorë të skuadrës në vite.

“Kujtesë dhe mirënjohje” është seria e aktiviteteve rreth datës së Çlirimit të qytetit, që sot iu dedikua sportit.

Kros në Vjeshtë

Në kuadër të bashkëpunimit të qëndrës Italiane CSI, Zyrës Vendore Arsimore, dhe Bashkisë Kuçovë u zhvillua aktiviteti Krosi në vjeshtë. Në këtë aktivitet morrën pjesë femijë nga të gjitha shkollat dhe kopshtet e qytetit të Kuçovës. Sheshi përpara Bashkisë u mbush nga zërat e fëmijëve të cilet morrën pjesë në nje kros ku dhe u vlerësuan me çertifikata.

Të gjithë fëmijët ishin fitues!